Deputetët votuan 'Pro' për shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020

76 për asnjë kundër asnjë abstenim është  miratuar “Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020”.

Në sallë janë të pranishëm 76 deputetë.

Përveç kësaj deputetët gjatë kësaj seance kanë votuar edhe për ndryshimin e projektligjit  nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Kuvendi tani është duke diskutuar për pikën e tetë të rendit të ligjit, në lidhje me situatën e ekonomisë në vend si pasojë e pandemisë.

Miratohet në parim ndryshimi që mundëson suspendimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për shkelje disiplinore