Deputetët e LVV-së heshtin kur aktivisti i PSD-së i akuzon për pranim të Asociacionit (VIDEO)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj kanë qënduar të heshtur kur aktivisti i Partisë Socialdemokrate Behar Retkoceri i përballi me akuza për pranim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deputetët të cilit ishin ulur në një lokal, nuk iu përgjigjën aktivistit i cili u tha se nuk kanë lënë gjë pa u thënë më herët atyre që pranonin asociacionin.

“A po ju vjen marre që e keni pranuar Zajdenicën, s’keni lënë njeri pa i thënë serbofil, hajn, tradhtar, spiun, tash pse nuk po folni. Kjo bashkëpunon me Radoiçiqin, ju e keni pranuar Zajdenicën, përse po qesh. Ma keni shkatërruar edhe mua të ardhmen, si një djal i ri i këtij vendi ma keni shkatërruar të ardhmen më këtë zajednicë, marre duhet të ju vijë, marre”- është shprehur aktivisiti.

Ai ua bëri me dije po ashtu se Astrit Dehari ka vdekur për këtë kauzë e shumë tjerë janë maltretuar.

“Pak të kishit fytyrë nuk do u dilnit këtu njerëzve, a e dini që në këtë shesh janë arrestuar njerëzit, janë malltretuar burgjeve. Astrit Dehari ka vdekur në burg për këtë send, marre duhet të ju vijë”- është shprehur tutje Retkoceri.

Kosovës dhe Serbisë i është prezantuar një propozim për draft-statutin e Asociacionit, gjatë takimeve të diplomatëve ndërkombëtarë më 21 tetor. BE-ja ka thënë se ky propozim është një model europian.

Kurti është shprehur se drafti i propozuar për Asociaconin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.