Dënim me burgim për serbin e akuzuar për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok

Pas seancës dëgjimore të mbajtur më 26 tetor 2023, kryetari i trupit gjyqtari Arben Hoti ka shpallur sot dënimin për serbin Millovan Bozoviq nga Zubin Potoku, i cili javën e kaluar e pati pranuar fajësinë për veprën – pjësmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm – paraparë me Kodin Penal.

Gjykata e Prishtinës, Departamenti Special e ka shpallur fajtor të pandehurin pasi ka konstatuar se ai ka ka marrë pjesë në turmën prej më shumë se 8 persona të cilët bashkërisht kanë vepra penale të dënueshme me më shumë se 5 vite, përfshirë zjarrvënien dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Gjykata ka vendosur ta dënojë me 7 muaj burgim të akuzuarin Millovan Bozoviq, ku do të ia llogaris edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Kjo nënkupton se me kohën e kaluar në paraburgim Millovan Bozoviq do ta kryej dënimin.

Madje, gjyqtari Arben Hoti mori vendimin që i njëjti të lirohet nga paraburgimi qysh në seancën e kaluar.

Përveç dënimit me burg, Bozoviq do të paguaj edhe 100 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale si dhe 100 të tjera në emër të programit pë kompensimin e viktimave të krimit.

Gjyqtari përmendi se asnjë nga viktimat të cilat pësuan materialisht sipasojë e ndezjes së veturave të tyre me targe RKS nga turma huligane nuk kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike.

Bozoviq do të ketë mundësi ta ankimojë vendimin por jo mbi bazën e fajësisë pasi siq ishte raportuar nga Kallxo.com, ai e kishte pranuar të njëjtën në bazë të një marrëveshje për pranimin e fajësisë të negocuar paraprakisht me prokurorin special Burim Çerkini.

Sipas dosjes së prokurorisë, Millovan Bozoviq më datën 30 mars 2023 në qytetin e tij të lindjes kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave. Kjo turmë, sipas aktakuzës me veprime të përbashkëta kanë kryer një apo më shumë vepra të rënda penale -Zjarrëvënien dhe Shkaktimin e Rrezikut të përgjithshëm.

Në aktakuzë thuhet se në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina” pjesëtarët e turmës kanë djegur dy vetura të cilat mbanin targat e regjistrimit RKS, prona të V. K. Dhe D. S.

Milovqn Bozoviq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 1 prill 2023 për shkak se me veprimet e kryera dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Raportimet e KALLXO – LINK