Dëmtohet shkolla në Suhogërll të Istogut, Policia po heton rastin

Në Polici është raportuar një rast në Suhogërll të Istogut, ku bëhet e ditur që janë demoluar hapësirat e një shkolle jo funksionale dhe është thyer dera e saj nga persona të panjohur.

Sipas ankuesit, shkolla gjatë këtij viti shkollor nuk është hapur për shkak të mungesës së nxënësve.

Zëdhënësi i i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi tha për KALLXO.com, që rasti është duke u hetuar dhe se ende nuk dihet kush ka shkaktuar dëmin.

Kjo shkollë është nëndegë e shkollës së mesme të ulët “Tre dëshorët” në Uçë.