
Uji i turbullt në Badovc, disa zona do të mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e ujësjellësit ‘Prishtina’, ka njoftuar se nga sonte në ora 19:30 janë të detyruar të zvogëlojnë prodhimin e ujit në këtë fabrikë.
“Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë , është niveli i lartë i turbullirës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë”, thuhet në njoftim.
Ky reduktim i ujit do të përfshijë zonën e Graçanicës, Hajvalisë, Veternikut, Matiqanit, Bregun e Diellit si dhe pikat tjera në kryeqytet, Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit.
Sipas njoftimit reduktime të ujit të do të ketë edhe në Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Pothuajse të gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej ores 21:00”, bëhet e ditur në njoftim.
Ditë më parë vendi është ballafaqur me vërshime në shumë qytete, ku si pasojë e vërshimeve disa familje janë larguar nga shtëpit e tyre, ndërsa ka shkaktuar edhe dëme materiale.
FOTO: Vërshimet shkatërrojnë urën që lidh dy fshatra të Leposaviqit