Deçan, gjendet vetura e vjedhur

Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin se ka vjedhur një veturë.

Vetura e cila dyshohet e vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga policia.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 shkurt, rreth orës 04:25.