Debat në mes Pal Lekaj dhe Eman Rrahmanit gjatë raportimit të RTK-së

Eman Rrahamni deputet nga Lëvizja Vetëvendosje shtroi pyetje në lidhje me humbjet nga kontekstet gjyqësore që pëson RTK-ja nga paditë e ndryshme si dhe në lidhje me punësimin e personave me aftësi të veçanta. Këto pyetje, Rrahmani i bëri gjatë mbledhjes së Komisiomit për Buxhet, Punë dhe Transfere, në të cilin raportoi drejtori i përgjithshëm së RTK-së, Ngadhnjim Kastrati së bashku me përfaqësues të Bordit të RTK-së dhe zyrtarin financiar.

Porse, këto çështje, për Pal Lekajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se janë të stërpërseritura dhe se pyetjet nuk kanë të bëjnë me raportin tre mujor të shpenzimeve prill-qershor që po prezantohet nga përfaqësuesit e RTK-së.

“Nuk e di se çfarë janë këto pyetje. Janë pyetje që i keni bo edhe në mbledhje tjera. Ky është një raport mujor dhe jo vjetor. Për një raport vjetor u shkarku një bord”, tha ai.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj deputeti Rrahmani duke thënë se, “nga ajo çka tha Lekaj, po duket se nuk e ka lexuar fare raportin”.

Deputetit Lekaj reagoi sërish duke e quajtur atë, “deputet praktikant”.

“Je praktikant ende sa herë dush ta përsëriti. Nuk jam 24 orë me ty që me thanë që nuk e kam lexu. Mos fol palidhje, tu kisha lut mos fol palidhje”, tha ai.