Ilustrim

Covid-19 e ka rritur shkallën e vdekshmërisë me 16% dhe ka goditur shëndetin mendor njëkohësisht

Pandemia e Covid-19 shkaktoi një rritje prej 16% të vdekjeve të pritshme midis 38 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, duke i dhënë një goditje edhe jetëgjatësisë së përgjithshme në 24 nga 30 prej këtyre vendeve anëtare, tha një raport i  organizatës OECD të martën, raporton CNN.

Jetëgjatësia ka shënuar rënie më së shumti në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara, me Shtetet e Bashkuara që humbën mesatarisht 1.6 vjet jetë për frymë banori gjatë një viti e gjysmë të pandemisë deri më tani, dhe Spanja humbi 1.5 vjet, tha OECD. 

“COVID 19 kontribuoi, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, në një rritje prej 16% të numrit të pritshëm të vdekjeve në vitin 2020 dhe gjysmën e parë të 2021 nëpër vendet e OECD”, thotë raporti në fjalë.

Numri global i vdekjeve për Covid-19 kaloi shifrën 5 milionë javën e kaluar, sipas Universitetit John Hopkins. Virusi ka marrë më shumë se 750,000 jertë njerëzish vetëm në Shtetet e Bashkuara. Disa raporte kanë treguar se ka ndikuar në jetëgjatësinë në SHBA.

Raporti gjeti pak ndryshime në vendet që gëzojnë jetëgjatësinë më të gjatë krahasuese. “Japonia, Zvicra dhe Spanja kryesojnë një grup të madh prej 27 vendeve të OECD-së, në të cilat jetëgjatësia në lindje i kaloi 80 vjet në vitin 2019”, thuhet në raport.

“Një grup i dytë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh të Evropës Qendrore dhe Lindore, kishin një jetëgjatësi midis 77 dhe 80 vjet. Meksika dhe Letonia kishin jetëgjatësinë më të ulët, më pak se 76 vjet.” Jetëgjatësia është rritur gjatë shekullit të kaluar, megjithëse kjo rritje ishte ngadalësuar vitet e fundit dhe pandemia ka pasur një efekt akut.

“COVID 19 ka goditur në mënyrë disproporcionale popullatat e cenueshme. Më shumë se 90% e vdekjeve të regjistruara nga COVID 19 kanë ndodhur në mesin e individëve të moshës 60 vjeç e lart. Ka pasur gjithashtu një pjerrtësi të qartë sociale, me njerëz të margjinalizuar, ata që jetojnë në zona të privuara dhe tek shumica e pakicave etnike dhe emigrantët në rrezik më të lartë të infeksionit dhe vdekjes”, shtoi raporti.

OECD, e cila përfshin vendet e pasura dhe të nivelit të mesëm dhe raportet e të cilës përcaktojnë disa standarde ndërkombëtare për krahasimin e shpenzimeve, standardeve të jetesës, rezultateve shëndetësore dhe qëllimeve të tjera kombëtare, publikon raporte të rregullta që përpiqen të analizojnë se si shpenzimet shëndetësore ndikojnë në rezultatet si p.sh. kujdesi ndaj kancerit dhe jetëgjatësia e përgjithshme.

Raporti i këtij viti zbulon se shkalla e vdekjeve nga Covid-19 në SHBA ishte afër mesatares për vendet e OECD.

Grupi, i cili raporton për vende të ndryshme si India, Indonezia, Japonia, Zvicra dhe SHBA, analizoi shkallët e vdekjeve nga Covid-19 për të gjetur 1,824 vdekje nga Covid-19 për 1 milion popullsi në vitin 2020 dhe gjysmën e parë të 2021 për SHBA. SHBA kishte 13,197 raste Covid-19 për 100,000 njerëz – më e lartë se mesatarja e OECD. Plus, SHBA ka norma mesatare të vaksinimit, me 55% të popullsisë të vaksinuar plotësisht në kohën kur u shkrua raporti në fjalë.

Mbretëria e Bashkuar kishte 2,232 vdekje nga Covid-19 për një milion banorë, 11,608 raste Covid-19 për 100,000 banorë dhe një shkallë vaksinimi prej 66%. Japonia kishte 117 vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë, 1,347 raste Covid-19 për 100,000 banorë dhe një shkallë vaksinimi prej 61.2%. Kanadaja kishte 699 vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë, 4,347 raste Covid-19 për 100,000 banorë dhe një shkallë vaksinimi prej 71.2%.

 

Pandemia rrit normat globale të depresionit, ankthit

Raporti gjeti rritje të mëdha në disa sëmundje mendore si rezultat i pandemisë.

“Ndikimi i shëndetit mendor pëer shkak të pandemisë ka qenë i madh, me prezencë të gjërë të ankthit dhe depresionit më shumë se dyfishi i niveleve të vërejtura para krizës në shumicën e vendeve me të dhëna të disponueshme, veçanërisht në Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara,” thuhet tutje në këtë raport. 

“Përhapja e ankthit dhe depresionit në fillim të vitit 2020 ishte dyfish ose më shumë se niveli i vërejtur në vitet e mëparshme në një numër vendesh, duke përfshirë Belgjikën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, shton raporti.

“Në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, shfaqja e simptomave të ankthit dhe depresionit u rrit gjatë periudhave kur kishte kulme të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID 19, dhe kur kishte masa të shtuara kontrolli,” tha ai, duke iu referuar raporteve nga departamentet e shëndetit publik në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar si dhe nga Qendra Kombëtare e SHBA për Statistikat Shëndetësore.

“Ndikimi i shëndetit mendor nga pandemia ka qenë veçanërisht i vështirë për mjekët, infermierët, punonjësit e kujdesit afatgjatë dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor që punojnë afër pacientëve,” tha organizata në raportin e saj.

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë raportuar nivele të larta ankthi, depresioni, djegieje dhe qarkullimi që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në raport.

“Në Shtetet e Bashkuara, një sondazh i punonjësve shëndetësorë të vijës së parë zbuloi se më shumë se tre të pestat (62%) raportuan se stresi ose shqetësimi për COVID 19 ndikoi negativisht në shëndetin e tyre mendor dhe afër gjysma (49%) raportuan se stresi kishte ndikuar në shëndetin e tyre fizik. Pothuajse një e treta e të anketuarve raportuan se kishin nevojë ose kishin marrë shërbime të shëndetit mendor për shkak të pandemisë.”

Edhe infermierët mund të jenë prekur më shumë se mjekët. “Një sondazh i 33 shoqatave kombëtare të infermierisë zbuloi se tri të pestat raportuan ndonjëherë ose rregullisht duke marrë raporte nga infermierët në lidhje me shqetësimin e shëndetit mendor të lidhur me pandeminë,” shtoi raporti, duke iu referuar një sondazhi të kryer nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve.

“Në një anketë të fuqisë punëtore në të gjithë Bashkimin Evropian, 70% e punëtorëve në sektorin e shëndetësisë – më shumë se çdo sektor tjetër i fuqisë punëtore – raportojnë se besonin se puna e tyre i vinte ata në rrezik të infeksionit me COVID 19,” thotë raporti.

“Në një anketë të muajit mars 2020 të punonjësve të kujdesit shëndetësor në Itali, afër gjysma (49%) shfaqën simptoma të sindromës së stresit post-traumatik dhe një të katërtën e simptomave të depresionit. Punëtorët e vijës së parë kishin shanse dukshëm më të larta për të shfaqur sindromën e stresit post-traumatik sesa ata që nuk raportuan se punonin me pacientë me COVID 19”, shtoi ai.

“Një sondazh i muajit prill 2020 me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spanjë zbuloi se afër tre të pestat e të anketuarve raportuan simptoma të ankthit (59%) dhe/ose çrregullimit të stresit post-traumatik (57%), me afër gjysmën prej tyre (46%) me simptoma të depresionit. Në Angli (Mbretëria e Bashkuar), gati gjysma e të anketuarve në sondazhin e stafit të NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) (44%) raportuan se nuk ndjeheshin mirë për shkak të stresit të lidhur me punën gjatë vitit të kaluar, një rritje prej 9% nga viti 2019. “

Pandemia shkakton gjithashtu rritje të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor

Pandemia shkaktoi një rritje të shpenzimeve shëndetësore në shumë nga 38 vendet anëtare të organizatës OECD, thuhet në raport.

“Pandemia e COVID-19 ka çuar në një rritje të ndieshme të shpenzimeve për shëndetin në të gjithëa vendet e OECD. E shoqëruar me reduktimet e aktivitetit ekonomik, raporti mesatar i shpenzimeve shëndetësore ndaj PBB-së (produkti i brendshëm bruto) u rrit nga 8.8% në 2019 në 9.7% në 2020 në vendet e OECD-së me të dhëna të disponueshme.

“Vendet e prekura rëndë nga pandemia raportuan rritje të paprecedentë. Mbretëria e Bashkuar vlerësoi një rritje nga 10.2% në 2019 në 12.8% në 2020, ndërsa Sllovenia parashikoi që pjesa e saj e shpenzimeve për shëndetin të rritej nga 8.5% në më shumë se 10%”, thotë raporti.

Raporti për SHBA ishte më i larti për të gjithë OECD-në deri tani në 2019-ën, me 16.8% të PBB-së, por një shifër nuk ishte e disponueshme për vitin 2020. “Me fillimin e pandemisë COVID 19, të dhënat fillestare për vitin 2020 tregojnë një nivel të ndieshëm të rritjes së shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore, me rreth 5,1% mesatarisht”, thuhet në raport.

Edhe SHBA qëndron lart në listë sa i përket shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore. “Shtetet e Bashkuara shpenzojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se çdo vend tjetër (pothuajse 11,000 dollarë për person, të përshtatura për fuqinë blerëse, në vitin 2019),” thuhet në raport. Për krahasim, Japonia shpenzon mesatarisht 4,691 dollarë për person për kujdesin shëndetësor dhe Britania e Madhe shpenzon 4,500 dollarë.

Shpenzimet e kujdesit shëndetësor për frymë janë gjithashtu të larta në Zvicër, Norvegji dhe Gjermani.

Shtatë vende shpenzojnë mesatarisht shumë më pak për person në kujdesin shëndetësor, por kanë jetëgjatësi më të lartë se mesatarja, vuri në dukje raporti. “Këto shtatë vende janë Italia, Koreja, Portugalia, Spanja, Sllovenia, Greqia dhe Izraeli”, thuhet në raport. “I vetmi vend në kuadrantin e poshtëm djathtas janë Shtetet e Bashkuara, me shpenzime shumë më të larta se në të gjitha vendet e tjera të OECD, por jetëgjatësi më e ulët se mesatarja e OECD.”