Foto: Ilustrim

Coronavirusi - Vitiasi tentoi të shesë mallra ushqimore, arrestohet

Një person është arrestuar pasi është takuar duke ekspozuar mallra ushqimore me qëllim të përfitimit personal njëherit duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke rënë në kundërshtim  me vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 173” në Viti një ditë më parë rreth orës 09:30.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Për shkak të gjendjes nga coronavirusi, Qeveria në detyrë kishte vendosur për të mbyllur të gjitha bizneset, përveç marketeve dhe barnatoreve.

Gjithashtu deri me 13 prill, qytetarët e kanë të ndaluar qarkullimin jashtë shtëpive nga ora 17:00-06:00.

Deri më tani në Kosovë, me COVID-19 janë infekturar 227 persona, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 38 pacientë.