CNN: Dy gra janë gjetur të gjalla në Turqi pas 62 orësh nën rrënoja

Fatma Demir dhe motra e saj Merve u shpëtuan të mërkurën në Turqi pasi kaluan 62 orë nën një ndërtesë të shembur, sipas Zyrës së Guvernatorit të Gaziantepit.

Fatma Demir, 25 vjeçare, i tha një prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit se kur ndodhi tërmeti, e afërmja e saj Husra ishte pranë saj.

“Kur ra tërmeti, një pllakë betoni ra mbi mua. Unë rashë përtokë,” tha Demir, duke shtuar se ajo u përpoq ta prekte Husra-n disa herë, por nuk mundi ta arrinte atë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit në qytetin juglindor turk të Gaziantep vazhdojnë të kërkojnë për çdo person të varrosur nën rrënoja./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala