CNN: Biden fiton debatin final presidencial  

Sipas një sondazhi të CNN, kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden, ka performuar më mirë sesa Donald Trump në debatin final që u mbajt ditën e Enjte, 22 Tetor 2020.

Në përgjithësi 53% e votuesëve të cilët e kishin ndjekur debatin kanë deklaruar se ishte Biden ai që kishte dalë fitues në këtë përballje, përderisa 39% prej tyre kanë deklaruar se fitues ishte Presidenti aktual, Donald Trump.

Edhe një hërë, shikuesit thanë se kritikat e Biden ndaj Trump ishin dukshëm më të drejta (73% me 26%), dhe ishin pothuajse të barabartë lidhur me atë nëse sulmet e Trump ndaj Biden ishin të drejta (50% thanë po, 49% jo).

Kjo është një përqindje pozitive për Presidentin Trump. 

Sipas një sondazhi tjetër të CNN të bërë menjëherë pas debatit të parë presidencial, vetëm 28% janë deklaruar se Presidenti Trump e kishte fituar debatin ndërkohë që 67% prej tyre i kanë quajtur kritikat e Trump ndaj Biden si të padrejta.

Përkrahësit e Biden para debatit qëndronin në 55% dhe e kishin mirëmbajtur këtë përqindje (56%) edhe bazuar në intervistat e pas debatit. Po kështu, përqindja e përkrahjes ndaj Trump ishin 42% duke u shprehur se ata kishin një pikëpamje më të preferueshme ndaj Presidentit Trump në intervistat e bëra para debatit të së enjtes ndërkohë që 41% kishin deklaruar të njëtën gjë pas debatit. 

Shumë ndjekës të debatit, megjithatë, thanë se performanca e Presidentit Trump ka zgjuar shqetësime lidhur me atë se si Trump do të menaxhonte me Presidencën (55%) kundrejt Bidenit (41%).

Ndjekësit e debatit të së enjtes preferojnë Trumpin kundrejt Bidenit lidhur me ekonominë (56% janë deklaruar se Trump do të menaxhonte më mirë kundrejt 44% të atyre që janë deklaruar së Biden do të menaxhonte më mirë me ekonominë), ndërkohë që janë të ndarë në mënyrë të barabartë lidhur me politikën e jashtme (50% e preferojnë Biden, 48% preferojnë Bidenin). 

Biden ka një përparësi më të madhe si më i besueshëm për të menaxhuar me koronavirusin (57% Biden kundrejt 41% Trump), ndryshimet klimatike (67% Biden me 29% Trump) dhe pabarazinë racore në SHBA (62% Biden kundrejt 35% Trump).

Biden po ashtu shihet si kandidati që ofron një plan më të mirë për zgjidhjen e problemeve të SHBA-ve (54% për Biden kundrejt 42% pwr Trump), ndërkohë që votuesit shprehen të ndarë në mënyrë të barabartë me atë se cili prej dy kandidatëve shihet si lider më i fortë për vendin (49% për secilin).

Edhepse debati i së enjtes ishte shumë më pak e diskutueshëm sesa debati i parë presidencial, Biden ishte shumë më i drejtpërdrejt në përgjigjien e pyetjeve të moderatorit (62% Biden kundrejt 31% Trump).

Për dallim prej burrave, gratë mendojnë se Biden ishte më i mirë në debatin me Presidentin Trump (60% e grave janë deklaruar se fitues ishte Biden kundrejt Trump me 35% ndërkohë që sipas burrave 47% janë deklaruar se fitues ishte Biden kundrejt 44% që janë deklaruar se fitues i debatit ishte Trump). Të pavarurit, po ashtu, në masë të madhe janë shprehur se Biden ishte fitues (55% Biden kundrejt Trump me 36%) dhe votuesit e bardhë me diploma kolegji (64% për Biden kundrejt 29% për Trump).

Votuesit 65 vjeçarë e më të moshuar janë në përkrahje të madhe ndaj Biden, shumë më shumë sesa ishin në përkrahje ndaj Hillary Clinton në vitin 2016, sipas shumicës së sondazheve me 46% që deklarohen se Biden ishte fitues kundrejt 43%  që janë deklaruar se Trump ishte fitues, ndërkohë që 10% prej tyre janë shprehur se të dy kandidatët kanë performuar në mënyrë të barabartë. 

Votuesit e rinj në masë të gjërë e shohin Biden si fitues me 66% kundrejt 27% mes votuesëve nën moshën 45 vjeçare.