Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.72 euro për litër, për benzinë është 1.47 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.71 euro.

Sipas njoftimit nga ministria, çmimet e lartëcekura vlejnë për datat 6 dhe 07 nëntor 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.