Cilësia e ajrit në Prishtinë edhe sot e mirë

Cilësia e ajrit në Prishtinë gjatë ditës së sotme është shfaqur e mirë sipas matjeve të Ambasadws Amerikane.

Niveli i ndotjes së ajrit sipas këtyre matësve konsiderohet e mirë dhe jo e rrezikshme për shëndetin.

Indeksi“e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik, ndërsa sot në Prishtinë ky indeks është 42.

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.