Caktohet Përballja në Apel për Sulmin në Kuvend
30.1.2018 - 09:04
Gjykata e Apelit me urgjencë ka caktuar seancën gjyqësore ku do trajtohen ankesat ndaj vendimit për aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin në kuvend.
KALLXO.com mëson se seanca është caktuar me datën 22 shkurt vetëm dy muaj pasi Gjykata Themelore e Prishtinës nxori aktgjykimin e saj të shkruar lidhur me këtë rast.
Me aktgjykimin e gjykatës themelore Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.
Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për sulmin në Kuvend dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.
http://kallxo.com/ekskluzive-provat-materiale-qe-i-cuan-ne-burg-aktivistet-e-vv-se/