Ilustrim

Burri ushtron dhunë ndaj gruas e largohet nga shtëpia

Një rast i dhunës në familje është iniciuar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Një grua ka raportuar në polici se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Deri të dhuna fizike erdhi sipas ankueses, një mosmarrëveshje verbale mes saj dhe burrit.

Pas ushtrimit të dhunës fizike burri ishte larguar nga shtëpia e më pas edhe kishte fikur telefonin. Viktima sipas raportit policor ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Në lidhje me këtë ngjarje është iniciuar rasti por nuk është raportuar për arrestimin e burrit i cili dyshohet se kreu veprën penale të dhunës në familje.