Burri rrah gruan në Gjilan

Një grua në Gjilan ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë rast mbrëmë është arrestuar një person i dyshuar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me gruan e tij, e kishte sulmuar këtë të fundit.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuar me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.