Burri nga Klina arrestohet për sulm ndaj bashkëshortes

Një burrë nga Klina është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Incidenti ka ndodhur dje pak para orës 18:00.