Burim Berisha: Është e vërtetë që nuk shkoj në mbledhjet e Kuvendit Komunal

Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, është i ftuari i radhës në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës.

Berisha është kritikuar nga opozita për mostransaprecë ndaj Kuvendit Komunal.

Por, kryetari Berisha ka pranuar vetë faktin se nuk shkon në mbledhjet e Kuvendit Komunal. Ai tha se këtë e bën me qëllim që t’i lërë të lirë asamblistët të vendosin.

“Jo, nuk shkoj asnjëherë, i lë të lirë me vendos vetë. E kam nënkryetarin, nëse dojnë më raportu, edhe ai duhet me bo diçka”, tha Berisha

Asamblisti Durim Hajra nga Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se nuk kanë  as video incizime nga mbledhjet e Asamblesë Komunale.

 

“Nuk ka video të seancave të Kuvendit, apo vendimet që dalin nga Kuvendi. Kur do të jetë transaprent para qytetarëve ky kryetar, ashtu edhe ne por edhe ekzekutivi”, tha Hajra.

Por sipas “Detyrave të Kryetarit” ai duhet të “raportojë para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës”.