Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burim Berisha: Do t'i çoj ndërtimet e Fushë Kosovës deri tek aeroporti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovën, Burim Berisha, ka treguar planet e tij për ndërtimet në Fushë Kosovë.

Berisha ka thënë në DebatPernime se Fushë Kosova duhet të urbanizohet edhe më shumë ndërsa shtrirjen e ndërtimeve, ai thotë se do ta çojë deri tek Aeroporti i Prishtinës.

“Nuk do të ndalem as në Sllatinë. Ka projekte interesante për shtrirjen e Fushë Kosovën, një projekt interesant është ai i arkitektit Bashkim Fehmiu i cili ka parapa që ndërtimi i Fushë Kosovës të shkojë deri të Sitnica. Unë jam duke e gjurmu atë projekt dhe deri në 2025 do të shkoj deri te aeroporti”, ka thënë Berisha.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Fushë Kosovës, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit. 

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Fushë Kosovë: Burim Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). 

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Burim Berisha ka siguruar 49,72% të votave, kurse Enver Bajçinca nga LVV ka marrë 25,58%.