Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rama: Keni informata të pasakta, keni nevojë për 'update' zotëri Vitia

Në një debat për Prishtinën ku po diskutojnë kandidatët të cilët pretendojnë të marrin udhëheqjen e këtij qyteti kanë hedhur akuza në lidhje me ndërtimet pa leje.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i ka thënë kandidatit të LVV se nuk ka informata të sakta në lidhje me numrin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë.

“Nuk keni informata të sakta, keni nevojë për update”, është shprehur Rama.

Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur pasi Vitia ka deklaruar se në Prishtinë janë mbi 46 mijë ndërtime pa leje të ndërtuara.

Sipas kandidati të LDK-së në Prishtinë janë 55 mijë ndërtime pa leje aktualisht në kryeqytet.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Prishtinës, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka marrë 42.5% të votave, kurse Përparim Rama nga LDK ka siguruar 29.2%.