Foto: Tim Judah/Twitter

Brnabiq flet për tregti, Kurti për njohje

Në Samitin e Londrës kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kërkuar bashkëpunim rajonal në tregti, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink ka shkruar mbi atë që u diskutua ndërmjet kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Siç ka shkruar Rigterink në “Twitter” kryeministrja e Serbisë, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon, ndërsa Kurti ka kërkuar reciprocitet dhe njohje të Kosovës.

 

Në samitin e BERZh që është duke u mbajtur sot janë pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeminstrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe Zoran Tegeltija, kryeministër i Bosnjës dhe Hercegovinës. /21Media