FOTO - BBC

Britania do testojë trajtimin me plazmë të gjakut tek pacientët me Covid-19

Britania është duke u përgatitur të përdorë gjakun e të mbijetuarve nga coronavirusi për të trajtuar pacientët e sëmurë në spital, raporton BBC.

Qendra për Transplant dhe transfuzion të gjakut është duke u kërkuar disa të shëruarve nga Covid-19 të dhurojnë gjak në mënyrë që ata të vlerësojnë potencialin e terapisë.

Ata po shpresojnë që antitrupat që ata kanë ndërtuar do u ndihmojë të tjerëve për të pastruar virusin.

SHBA tashmë ka filluar një projekt të madh për të studiuar këtë, përfshirë më shumë se 1500 spitale.

Kur një person ka coronavirus, trupi i tij përgjigjet duke krijuar antitrupa, që e sulmojnë virusin, pasi të krijohen ato gjinden në plazmë, pjesa e lëngët e gjakut.

Një deklaratë nga organizata shkroi “Ne parashikojmë që kjo të përdoret fillimisht si gjykim për një trajtim të mundshëm të Covid-19”.

“Nëse aprovohet plotësisht, provat do hetojnë nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojë shpejtësinë e shërimit nga Covid-19 dhe gjasat e mbijetesës”, deklaroi organizata.