‘Brigada e Veriut’ shfaq grafite me porosinë: Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim

Në Mitrovicën e Veriut, sot në mëngjes, në ditën kur në Bruksel zhvillohet dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shfaq grafiti me porosinë “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”.

Foto: REL

Grafiti është nënshkruar nga “Brigada e Veriut”, me një logo në të cilën mund të shihet edhe një kryq me katër ‘S’, që është simboli kombëtar serb, i cili gjendet edhe në flamurin e Serbisë.

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut nuk kishte asnjë informacion për grafitin, apo se kush qëndron prapa tij./REL/