Botuesit kosovarë në Panairin e Librit 'Tirana 2021'

Mbi 20 botues nga Kosova po marrin pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2021”, që u hap dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, shtëpitë botuese: “Buzuku”, “Pema”, “Faik Konica”, “Artini”, “Magjia e Librit”, “Prokult Press”, Titanic”, “Alphabet J&H”, “Meshari”, “Koliqi”, etj., po prezantohen në Tiranë me botimet e tyre më të reja.

Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHKB) ka thënë për KALLXO.com se shumica e botuesve kosovarë në këtë panair janë akomoduar në stenda të veçanta. Por, ka thënë ai, për botuesit e vegjël që e kanë të pamundur të kenë stendë më vete, SHBK-ja ka mundësuar pjesëmarrjen e tyre në një stendë kolektive.

“SHBK falë ndihmës së MKRS-së ka ndihmuar botuesit që kanë stenda më vete pjesërisht dhe ua mbuluar koston e plotë për stendën e përbashkët të botuesve që marrin pjesë për herë të parë në stendën e dedikuar për ta”, ka thënë Zeneli, kryetar i SHBK-së.

Zeneli ka thënë se Panairi i Librit i Tiranës është dritarja kryesore e botuesve të Kosovës për të komunikuar me lexuesin shqiptar dhe prania e botuesve atje është e domosdoshme.

Në edicioni e 24-të të Panairit të Librit në Tiranë po marrin pjesë mbi 90 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Shoqata e Botuesve Shqiptar, organizatore e panairit ka bërë të ditur se panairi, se përveç ekspozimit të botimeve, gjatë këtij panairi do të ketë edhe debate, tryeza e takim me shkrimtarë.