Foto: CNN

Presidenti Joe Biden do ta vizitojë Britaninë e Madhe dhe Finlandën

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të udhëtojë në Evropë brenda një jave për një udhëtim me tri vende, përfshirë një samit të NATO-s, i fokusuar në forcimin e koalicionit ndërkombëtar i cili e mbështet Ukrainën në mes të kundërofensivës së saj kundër Rusisë.

Presidenti Biden do të niset të dielën më 9 korrik për në Britani dhe më pas do të shkojë në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, për takimin e liderëve të NATO-s, e ndjekur nga një vizitë njëditore në Helsinki për bisedime me homologët e tij nordikë, kan% thënë Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, zhvillimet tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë janë si në vijim:

Rusia i ka sjellë 700,000 fëmijë nga zonat e konfliktit të Ukrainës në territorin rus, ka deklaruar udhëheqësi i komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës, dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Grigory Karasin,  përmes kanalit e tij të mesazheve Telegram vonë të dielën:

Vitet e fundit, 700,000 fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe granatimet nga zonat e konfliktit në Ukrainë.

Reuters gjithashtu raporton se Moska zyrtare thotë se programi i saj për sjelljen e fëmijëve nga Ukraina në territorin rus është t’i mbrojë jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonat e konfliktit.

Megjithatë, Ukraina thotë se shumë fëmijë janë dëbuar ilegalisht dhe SHBA thotë se mijëra fëmijë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe e lëvizjes së njerëzve dhe fëmijëve ndodhi në muajt e parë të luftës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.

Në korrik 2022, SHBA vlerësoi se Rusia kishte “deportuar me forcë” 260,000 fëmijë, ndërsa Ministria e Integrimit të territoreve të okupuara të Ukrainës thotë se 19,492 fëmijë ukrainas konsiderohen aktualisht të dëbuar ilegalisht.

Ukraina zyrtare ka thënë se trupat ruse po përparojnë në katër zona në lindje të vendit mes “luftimeve të ashpra”, por raporton se forcat e Kievit po lëvizin përpara në jug. Trupat ruse po përparonin pranë Avdiivka, Mariinka, Lyman dhe Svatove, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Një propagandist i lartë rus i quajtur Dmitry Kiselev e ka akuzuar shefin e ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, se ka “dalur nga binarët” pasi ka marrë miliarda fonde publike, teksa narrativa e re e Moskës zyrtare merr formë pas rebelimit të shkurtër të ëagnerit. “Prigozhin ka dalë nga binarët për shkak të parave të mëdha,” ka thënë Kiselev, një nga fytyrat kryesore të makinerisë së propagandës ruse, në shfaqjen e tij të përjavshme televizive të dielën. Prigozhin udhëhoqi forcat e tij në një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë ruse pak më shumë se një javë më parë, duke e vënë në siklet të madh Kremlinin/The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala