Bislimi: Dyshimet për keqpërdorime në QKK janë dërguar në prokurori

Bislim Bislimi, zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se dyshimet për keqpërdorime në Qendrën Kinematografike të Kosovës janë dërguar në prokurori nga ministri Hajrulla Çeku.

Bislimi thotë se dyshimet e ngritura nga Këshilli Drejtues i QKK-së për keqmenaxhim janë konfirmuar edhe nga Komisioni i Ankesave i MKRS-së.

“Unë kam informacione se ministri Çeku, të gjitha dyshimet e ngritura për keqpërdorim në QKK i ka adresuar në prokurori”, tha Bislimi.

www.kallxo.com