Bie ngadalë numri i rasteve aktive në Kosovë

Numri i rasteve aktive në Kosovë ka filluar të bie ngadalë.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 2993 raste aktive për dallim nga dje kur u raportuan 3.010 të tilla.

ndërsa para dy ditëve janë raportuar 3.040 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 85  raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetësisë Publike janë testuar  432 mostra të dyshuara në IKSHPK dhe në laboratoret private.

Gjithashtu IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 5 persona ndërsa janë shëruar 97 të tjerë    .

Numri total i rasteve në Kosovë ka arritur në 14.204, i shëruarve në 10.643, ndërsa janë shënuar  568 të vdekur.