Besnik Bislimi - Foto: KALLXO.com

Besnik Bislimi: Serbia nuk ka reflektuar, do të ketë masa shtesë në reciprocitet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se do të ketë masa shtesë në reciprocitetin ndaj Serbisë.

Bislimi në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar se reciprociteti nga data 1 prill, kur është vendosur deri tash ka shkuar sipas vendimit të Qeverisë, por sipas tij, Serbia nuk ka reflektuar.

“Reciprociteti ndaj Serbisë është duke u bërë ashtu siç e kemi thënë ne, por nuk kemi reflektim nga ana e Serbisë, ne kemi thënë fillon me faza, mendoj që avantazhi më i madh i masave të reciprocitet është që tash çdo kancelari në Evropë është që e sheh se Serbia me vite e paska dëmtuar Kosovën me barriera”, tha ai.

“Masat janë dashtë mu shtu deri më tani, prej kësaj jave por në këtë fazë jam duke u marrë me pakon emergjente”, shtoi ai.

Më 1 prill, ka hyrë në fuqi heqja e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës dhe zëvendësimi i saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë, nga Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurti.

(Dokument) Qeveria heq tarifën 100 për qind, vendos reciprocitetin me Serbinë