Besnik Bislimi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, LVV do të fitonte 56 ulëse

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Besnik Beslimi, ka prezantuar para mediave sondazhin e realizuar nga Kompania UBO Consulting, që merret me hulumtimin e tregut, hulumtimet socio-ekonomike dhe politike në Kosovë, në  lidhje me disa hulumtime të opinionit publik.

Sipas kësaj matjeje , në rast se zgjedhjet do të mbaheshin në qershor, LVV do të fitonte 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Tutje nga të dhënat e këtij sondazhi del se 59%  mendojnë se veprimi për heqjen e reciprocitetit është i dëmshëm.

Në pyetjen se cili do ishte personi i duhur për kryeministër të Kosovës, 47.8% e shohin Albin Kurtin si të duhurin. Në përgjigjet e kësaj pyetjeje nuk është përfshirë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Disa nga gjetjet e këtij sondazhi të realizuar nga Ubo Consulting me 1060 respondentë, e kryer nga data 6 deri me 16 qershor janë:

53.4% mendojnë se dekreti  ishte i padrejtë, 28.4% e shohin të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hotit

59% të qytetarëve mendojnë se vendimi për heqjen e reciprocitetit është i dëmshëm

64.8% janë të kënaqur me qeverisjen Kurti

76.3% mendojnë se Qeveria Kurti ka qenë e suksesshme me parandalimin e pandemisë COVID-19

82% e qytetarëve janë të kënaqur me pakon emergjente

7.5% qytetarëve mendojnë se dialogu duhet te jetë prioritet i Qeverisë

58.6% e qytetarëve dëshirojnë  mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Nese zgjedhjen mbahen në qershor:

LVV 56 ulëse

PDK 18 ulëse

LDK 18 ulëse

AAK 8 ulëse