Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel në Kosovë, kjo është përqindja e votave të secilës parti

Bazuar në një sondazh të Omnibus/UBO Consulting nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e 25 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) do të dilte e para me 37.3 për qind.

Pas saj është LDK me 22.3 për qind, pastaj PDK-ja me 21.7 për qind.

Ndërkaq pas këtyre partive pason AAK me 7.7 për qind.

Lista Serbe do të radhitej e pesta me 5.1 për qind.

Ndërkaq, Lista Guxo 1.5, Nisma Socialdemokrate 1.2, Alternativa e Mimoza Kusarit dhe AKR nga 0.3 për qind, etj. /Dukagjini.