Albin Kurti dhe Josep Borrell, Foto:ZKM

Besnik Bislimi: Kurti sot ka pranuar planin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se kryeministri Kurti sot e ka pranuar draftin e planit franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme potencoi se ka dakordim që të mos diskutohen elementet e këtij plani.

“Plani i është dorëzuar sot kryeministrit Kurti. Ka dakordim të mos diskutohen elementet e planit, sot është dorëzuar drafti, nuk është final, është draft i reviduar- ka thënë Bislimi.

Bislimi theksoi se dakordimi që përmbajtja e planit franko-gjerman të mbahet konfiedenciale ka qenë kërkesë eksplicite.

“Diskutimi për planin franko-gjerman, ka qenë tet a-tet, dakordimi nuk ka qenë që diskutimi të jetë i mbyllur, por përmbajtja e tekstit të mbahet konfidenciale, është kërkesë eksplicite që kjo nuk duhet të bëhet në publik. Nëse doni më shume informata duhet ta thirrni kryeministrin sepse ai ka qenë në takim ku është arritur dakordimi”- shtoi Bislimi.

Sipas tij, për propozimin ka dakordim edhe mes propozuesve dhe këshilltarëve të presidentit Macron e Scholz, por edhe Kurtit e Vuçiq që të mbetet konfidenciale.

“ Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz , dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiq ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”- është shprehur Bislimi.

Bislimi për planin franko-gjerman: Ka dakordim që përmbajtja të mbetet konfidenciale