Falja e Fiter Bajramit / Mulla

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Ditën e sotme, besimtarët myslimanë po festojnë Fitër Bajramin.

Presidentja Osmani me anë të një urimi ka thënë se ‘Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi’.

Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër  breza.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë”- thuhet në urimin e Presidentes.