Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Haxhiu: Punëtorëve të sektorit publik po u dhemb koka nga mashtrimi të cilin e kanë përjetuar nga premtimet e 14 shkurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu gjatë debatit për Ligjin e Pagave ka thënë se punëtorët e sektorit publik sot po kërkojnë mbajtjen e premtimeve që Qeveria Kurti ua ka dhënë më 14 shkurt.

“Koha e dehjes politike të 14 shkurtit ka kaluar, punëtorët shëndetësor, policët, ushtarët e Kosovës, zjarrfikësit, të gjithë punëtorët e sektorit publik po u dhemb koka nga mashtrimi të cilin e kanë përjetuar nga premtimet e 14 shkurtit. Ata sot po kërkojnë mbajtjen e premtimeve që ua dhatë atyre e ato janë të argumentuara në ato që vetë keni kërkuar sa keni qenë opozitar”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se PDK janë të gatshëm të votojnë Ligjin e Pagave.

“Si PDK e kemi mbështetur hartimin e këtij ligji dy vite më parë, edhe sot jemi të gatshëm të ndihmojmë Qeverinë aktuale që rregullojnë çështjen e pagave më sektorin publik”, ka shtuar ai.