Bastisje në Prishtinë, Policia gjen drogë e armë në tre lokacione

Policia e Kosovës të shtunën ka kryer një bastisje në tre lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ka gjetur armë e drogë.

Fillimisht, Njësia e antidrogës në kuadër të Policisë së Kosovës, të shtunën rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë – Prizren, përkatësisht në fshatin Reshan të Suharetkës, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes, të cilën e drejtonte i dyshuari me inicialet K.P., dhe pasagjer i dyshuari tjetër D.K.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre, Policia ka gjetur 30.3 gram kokainë; 768.2 gram mariuhanë ndërsa ka sekuestruar dy telefona celular; një mulli dhe 43 euro para të gatshme.

Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, Policia ka kryer bastisje në objektet e banimit tek të dyshuarit.

Në rrugën ‘Muharrem Fejza’ tek shtëpia e dyshuarit me inicialet D.K., janë sekuestrar 1525.2 gram marihuanë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro, para të dyshuara që janë falco.

Tek i dyshuari tjetër me inicialet E.H.,, në rrugën ‘Muhamet Qame’, janë sekuestruar 711.6 gram marihuanë, një peshore digjitale dhe një telefon celular.

Ndërsa tek i dyshuari me inicialet K.P., në rrugën ‘Ahmet Gashi’ jane sekuestruar 688.4 gram marihuanë, një tabletë e dyshuar Extasy, dy pershore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë me 16 fishekë.

“Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar: 3692.2gram substancë e dyshuar narkotike e llojit  marihuana; 105.7 gram substancë e dyshuae narkotike e llojit  kokainë; 1 tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY; 3 armë zjarri; 2  karikatorë; 54 fishekë; 1993.10 euro; 200 lek; 30 franga; 30 funta; 1 dollar; 3 telefona cellular; 1 veturë; 6 peshore digjitale; 3 mullinjë (grindera)” – bën të ditur Policia.

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre  personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.