Ilustrim - Policia në aksion

Bastiset lokali në Drenas, haset i dyshuari duke shtypur tiketa basti

Policia e Kosovës ka zhvilluar  një bastisje brenda një lokali në Drenas pasditen e djeshme.

Sipas njoftimit, policia pas hetimeve të zhvilluara, ka marrë informacion se në një lokal janë duke u luajtur lojëra të fatit.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, është kontrolluar lokali dhe janë intervistuar të gjithë të pranishmit, si dhe një i dyshuar i cili është hasur nga policia duke shtypur tiketa basti online.

Nga lokali janë konfiskuar 11 shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë.

Me urdhër të prokurorit, rasti mbetet nën procedurë të rregullt.