Avokati i Popullit

Avokati i Popullit i rekomandon UP-së të krijojë politika të përshtatshme për trajtim të barabartë

Avokati i Popullit ka publikuar raportin për Universitetin e Prishtinës,  pas ankesave të kandidatëve Vegim Vula, Zana Dragidella dhe Ardi Ahmeti student të doktoratës të cilët kanë parashtruar ankesë kundër UP-së për diskriminim në konkursin publik.

Avokati i Popullit ka konstatuar se UP-ja në mënyrë të drejtë, por me vonesë, i është adresuar Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Avokati i Popullit konstaton se ankuesit në rastin konkret janë kandidatë për doktoratë, janë fëmijë dhe të afërm të profesorëve në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP, megjithatë ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në raport me kandidatët e tjerë. Trajtimi i pabarabartë përbën një praktikë në kundërshtim me konceptin e barazisë para ligjit, i përcaktuar me nenit 24 të Kushtetutës”, thuhet në raport.

Tutje është kërkuar nga UP-ja të anulojë kriterin diskriminues të përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”.

Në muajin mars para rektoratit të UP-së kanë kandidatë të cilët janë pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, por që pas një vendimi të Senatit janë të detyruar ta përsërisin provimin pranues.

Studentët protestojnë pas vendimit për ripërsëritje të provimit të doktoratës