(Dokument) Avokati i Popullit: Zyrtarit policor Veton Elshani dhe 175 të tjerëve iu shkelën të drejtat themelore të njeriut
Avokati i Popullit ka pranuar ankesën e zyrtarit policor Veton Elshani dhe 175 zyrtarëve të tjerë për Inspektoratin Policor me pretendimet për cenimet e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, të cilët janë përfitues të beneficionit financiar “Inavlid të Luftës së UÇK-së”.
Avokati i Popullit ka vendosur të përfundoj hetimet për këtë çështje, duke konstatuar shkelje të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në lidhje me çështjen e Veton Elshanit dhe 175 të tjerëve.
“Duke pasur parasysh faktin se Avokati i Populli ka konstatuar shkelje të të drejtave dhe të lirive të njeriut në lidhje me çështjen e z.Elshani dhe të tjerëve (175) si dhe ka lëshuar Raport me rekomandime për autoritetet përgjegjëse përkitazi me veprimet që duhen ndërmarrë, Avokati i Popullit, në pajtim më nenin 24, paragrafi 3, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin i Popullit, vendosi t’i përfundoj hetimet përkitazi me çështjen e lartpërmendur”, thuhet në vendimin e Avokatit të Popullit.
Tutje në vendim thuhet se Veton Elashi dhe 175 zyrtarët e tjerë të cilët kanë fituar të cilët kanë fituar benificionet e “Invalidit të Luftës së UÇK-së” janë përballur me hetime jo efektive, të cilat janë përcjellur me shkrime në media të cilat janë konsideruar të pa baza dhe që liria e shprehjes në media të mos abuzoj në cenimin e dinjitetit të njeriut, privatësisë, të përhapjes së gjuhës së urrejtjes, të mos durimit dhe të pasojave të tjera të dëmshme.
“Sipas shkresave të lëndës dhe informacioneve që i kemi, IPK-ja kishte filluar një proces hetimor ndaj një numri relativisht të madh të zyrtarëve policor(175), të cilët janë përfitues të beneficionit financiar “Invalidë të Luftës së UCK-së”. Në këtë drejtim rasti në IPK ishte iniciuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimet ‘për krim të organizuar”, por meqenëse nuk ishin gjetur elemente të veprës në këtë çështjen, hetimet ishin vazhduar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë(PThP) nën dyshimin se të njejtët mund të kenë kryer veprën penale “Mashtrim” me rastin e pranimit të tyre në pranimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në vendim.
Avokati i Popullit ka thuhet se ka ndërmarrë veprime hetimore në bazë të gjeturave dhe fakteve të mbledhura.