Avionë emergjence nisen nga Italia, Greqia, Franca dhe Turqia drejt Shqipërisë

Avionë me skuadra speciael janë nisur nga Italia, Greqia, Franca e Turqia për në Shqipëri pas tërmetit që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një statusi në Twitter, ku ka thënë se të gjitha ambasadat e huaja kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë për autoritetet shqiptare.

Ai ka përmendur edhe ndihmën e ofruar nga Kosova dhe nga Bashkimi Evropian. Rama më herët njoftoi se edhe një ekip nga Serbia janë nisur për ta ndihmur Shqipërinë.

Postimi i Ramës në Twitter:

Reagimet e Edi Ramës në Twitter:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi?Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale?Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë?Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda.

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç.

Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare deri më tani nga tërmeti i cili ka ndodhur orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë kanë humbur jetën 9 persona.