Avdullah Hoti tregon nëse do të marrë disa këmisha e të shkojë në Washington me Thaçin

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, është përgjigjur lidhur me deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për marrjen me vete të disa këmishave dhe shkuarjen në Washington për bisedimet lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

I pytetur nga KALLXO.com se kur është i gatshëm që bashkë me presidentin Thaçi të shkojë në Washington “me disa këmisha”, ashtu si kishte deklaruar Thaçi për ftesën që ia kishte bërë kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurti, Hoti tha se është i gatshëm të marrë përgjegjësi.

“Atë që unë nuk do të hezitoj është që të marr përgjegjësi për vendin përfshirë edhe procesin e dialogut dhe të krijojmë atë kohezionin e nevojshëm institucional për këtë proces”, tha ai.