AUV mbyllë 'Tregun e kafshëve' në Ferizaj: Hapësirë private ilegale, pa leje
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 23.03.2024 ka njoftuar se ka mbyllur lokacionin që u shfrytëzua si ‘Treg i kafshëve’ në Ferizaj.
Sipas njoftimit, Agjencia përmes inspektoratit veterinerë më 16.03.2024 ka nxjerr vendim për ndalimin e aktivitetit të ushtruar si ‘Treg i kafshëve’ në fshatin Muhoc të Ferizajt.
Në njoftim thuhet se deri tek mbyllja erdhi pasi që veprimtarua nuk u ushtrua në përputhje me “Udhëzimin Administrativ – MA-Nr. 05/2007 Për përcaktimin e kushteve të tregjeve të kafshëve”.
Kjo hapësirë ka qenë private dhe ilegale, pa leje për ushtrimin e veprimtarisë sipas AUV-së.
Më 23.03.2024 Inspektorati veterinar së bashku me Policinë kanë inspektuar tregun për të mos lejuar ndaljen dhe qëndrimin e automjeteve transportuese të kafshëve.
“Tregtimi në hapësira dhe vende qe nuk i përmbushin rregullat përveç se është i ndaluar me ligj, ai po ashtu paraqet rrezik për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik” – thuhet në njoftim.