Arsyet që quan në arrestimin e këngëtarit të mirënjohur shqiptar

Një vetaksident trafiku, pas humbjes së kontrollit mbi makinën, i ka kushtuar me arrestim rok yllit  shqiptar Aleksandër Gjoka. Kjo pasi policia e gjati se ai ishte duke vozitur makinën në gjendje të dehur. Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia e kryeqytetit mëngjesin e 22 majit 2021.

Sipas burimeve policore 62 vjeçari Gjoka po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parist, por në një moment ai ka humbur kontrollin duke u përplasur më një bordurë.

Policia është njoftuar për aksidentin dhe pasi shërbimet kanë shkuar në vendngjarje kanë konstatuar se shoferi i mjetit ishte këngëtari Gjoka. Siç pretendon policia drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit dhe  është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka pësuar disa fraktuara në trup. Pas ndihmës së parë që I është dhënë ai mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pritje që gjendja e këngetarit të përmirsohet policia ka deklaruar ndalimin e tij ndërsa pritet që pas daljes nga spitali të njihet edhe me vazhdimin e procedurave gjyqësore për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ky është rasti i dytë i përballjes së Aleksandër Gjokës me policinë pasi më 23 dhjetor 2019 këngëtari u vendos në pranga për veprën penale atë të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Në atë kohë gjykata e la artistin e njohur në masën detyrim paraqitje. oranews