Arsyet që çuan në shkarkimin drejtorit të Aviacionit Civil, Eset Berisha

Qeveria në detyrë e Kosovës sot në mbledhjen e 30-të mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha.

Berisha ishte emëruar në krye të këtij institucioni në nëntor të vitit të kaluar nga Ramush Haraidnaj. Ai ishte këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Qeveria në detyrë ka emëruar Arianit Islamin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Aviacionit Civil.

Ekzekutivi kosovar në detyrë ka dhënë edhe arsyet e shkarkimit të tij.

“Në mbështetje të kompetencave të Qeverisë, përkatësisht nenit 20, paragrafi 4, pika a) e Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, sot ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha për shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale. Z. Berisha ka hartuar dhe nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ka degraduar stafin menaxhues pa vlerësim të përformancës, ka mbajt detyra tjera me pagesë njëkohësisht, dhe ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh. Emërimi i z. Eset Berisha, si Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së ka qenë në kundërthënie me ligjin qysh prej fillimit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

“Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e  rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi”, thhuthet tutje në njoftim.

https://kallxo.com/lajm/albin-kurti-shkarkon-drejtorin-e-autoritetit-te-aviacionit-civil-ish-keshilltar-i-pal-lekajt/