Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsimi në pandemi - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po ndiqni debatin për arsimin në pandemi.

Si cilësohet mbajtja e mësimit në distancë?

A mund të përmirësohen ngecjet?

A patën qasje në mësimin online edhe fëmijët e komuniteteve?

Pse u braktis mësimi gjatë pandemisë nga nxënësit?

Për këto, por edhe shumë të tjera, në studio janë të ftuar, Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Radica Berishaj, zyrtare për mësim tërëjetësor, në Ministrinë e Arsimit, Sabri Xhigoli, drejtor i shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë dhe Muhamet Arifi nga organizata joqeveritare “Ballkan Sunflowers”.

Në debat, përmes platformes Zoom do të kontribuojnë edhe Bardha Qirezi nga organizata joqeveritare “Edu Task”, Fridon Lala, deputet nga partia IRDK, Abetare Gojani, nga “IPKO Foundation”, Antigona Uka, nga Qendra për Arsim në Distancë dhe të tjerë.