Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet tre persona, inskenuan një rast të grabitjes

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që dyshohet se njëri prej tyre deri sa ka qenë duke punuar në një kompani është sulmuar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Shuma e grabitur ishte 1376 euro.

Ngjarja ka ndodhur në Livoq të Epërm në Gjilan rreth orës 21:30 të mbrëmjes.

Gjatë intervistës është arritur të vërtetohet se rasti është inskenuar në bashkëveprim në mes të personave të dyshuar.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij të dyshuarit janë dërguar në mbajte.