Arrestohen tre burra se e futën me dhunë një vajzë në veturë

Tre burra në Lipjan janë arrestuar si të dyshuar se  duke përdorur dhunë e kanë futur pa dëshirën e saj, një vajzë në veturë.

Për shkak të përdorimit të forcës, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovoës tre personat janë arrestuar dhe me vendim të Porkurorit janë dërguar në mbajtje.