Foto: Ilustrim

Arrestohet për sulm ndaj bashkëshortes, Policia i gjeti armë dhe drogë

Një burrë nga Podujeva është arrestuar pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor.

Po ashtu, sipas Policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe veturës së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një shufër metali, dy  thika dhe 6.4 gram substancë narkotike të llojit Mariuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.