Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi shtyu një grua të bënte vetëvrasje

Një burrë është arrestuar dy ditë më parë në Pejë për veprën penale shtytje në vetëvrasje.

Policia ka njoftuar se burri dyshohet se kishte shtyrë një grua të kryente vetëvrasje.

Policia nuk ka treguar nëse dy personat e përfshirë në rast kanë ndonjë lidhje familjare ose jo.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.