Arrestohet një person në pikën kufitare në Vitomiricë, posedonte armë të paautorizuar

Policia Kufitare ka arrestuar një person i cili dyshohet se posedonte armë të paautorizuar.

Policia e Kosovës njofton se stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, ka ndalur një automjet me targa vendore që e voziste i dyshuari T.J (1970).

“Njësitë policore kufitare gjatë kontrollimit të automjetit në ulësen e përparme kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK -47, një  karikator për AK-47, 31 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, njofton Policia.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit arma dhe municioni sekuestrohen, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.