Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohen tri armë (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar një 29-vjeçar në Kaçanik, pasi i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore një 37-vjeçari, pas një mosmarrëveshje që e kanë pasur.

Në lidhje me këtë, policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve për të dyshuarin, se posedon edhe armë ilegale në shtëpi, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtarit të Procedurës Paraprake, e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit V.G.

Në njoftimin e Policisë së Koovës thuhet se aty janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: një pushkë gjysmë automatike me një karikator dhe 23 fishekë, një pushkë gjuetie me 5 fishekë dhe një pistoletë me një karikator dhe 7 fishekë.

Ky rast mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Kaçanik.

Foto: Policia e Kosovës