Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Policia e Kosovës, stacioni në Pejë ka arrestuar një person i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan më 28 tetor të vitit 2020.

Në një komunikatë për media thuhet se, policia përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i arratisur ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.

Njësitet relevante kanë shkuar në lokacionin e lartpërmendur dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Në komunikatë potencohet se personi i dyshuar A.K i lindur në vitin 2003, kishte qenë ne vuajtje të masës edukative në Qendrën Korrektuese ne Lipjan për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti, sipas Policisë, i është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime të mëtutjeshme.